Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se punimet në tunelin e Llogarasë kanë avancuar.
Në një postim në Facebook ai shkruan se kanë mbetur vetëm 500 metrat e fundit, të cilat do të përfundojnë në javët e para të janarit 2023.
“Kantieri i tunelit të Llogarasë, ku vetëm në 13 muaj nga momenti i nisjes së punimeve, puna ka avancuar ndjeshëm në 5.5 kilometra hapje tuneli nga 6 kilometra totali, çka do të thotë se kanë mbetur 500 metrat e fundit. Në javët e para të 2023 pritet të përfundojnë plotësisht gërmimet për të vijuar më pas me proceset e tjera të kësaj vepre kaq të rëndësishme infrastrukturore, e cila do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.”, shkruan Rama.
a.m/dita