Kërkesa për mbylljen e TV Ora, reagon AMA: S’ka të tillë vendim, vetëm tërheqje vëmendje

0
Gjigandi

Autoriteti i Mediave Audiovizive në Shqipëri, ka reaguar në lidhje me rastin e kërkesës për mbyllje të televizionit Ora nga ana e Institutit Shtetëror të Shëndetit.

AMA shkruan përmes një reagimi se nuk ka asnjë vendimarrje nga ana e tyre për mbylljen e televizionit, përkundrazi ka patur vetëm një paralajmërim me tërheqje vëmendje, që në emisionet e televizionit të mos thyhen rregullat për më shumë se dy persona në studio.

 “Nisur nga informacione dhe formulime të ndryshme mediatike, mbi vendimarrje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, për mbyllje të subjektit ORA Neës, bëjmë me dije se, nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni. Për rastin konkret, ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë, 13.05.2020, nga AMA, për subjektin ORA Neës për shkelje të udhëzimeve të Aktit Normativ, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga Covid-19.

Më pas, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.02.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”. Për këtë vendim ISHSH ka njoftuar me shkresë zyrtare AMA-n më datë 15.05.2020”, shkruan AMA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu