Rama mbledh sot në Tiranë krerët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama do të presë ditën e sotme në një takim përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare në Maqedoninë Veriut.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, Afrim Gashi i Alternativës, Menduh Thaçi i PDSH-së  dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët do të jenë të pranishëm në takimin me kryeministrin Edi Rama. Tema që pritet të diskutohet janë zhvillimet politike në Shkup dhe ngërçi me Bullgarinë.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, i cili është dhe ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se takimi në Tiranë synon shkëmbimin e mendimeve për çështjet aktuale në rajon, shkruan Rtsh.

Sipas informacioneve që kam, takimi në Tiranë është i Vitit të Ri dhe synon shkëmbimin e mendimeve për disa çështje aktuale në rajon, si dhe pritshmëritë për vitin e ri, i cili sjell më shumë sfida. Por takimi nuk ka një axhendë të paracaktuar, të saktë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është një mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe kujtojmë se e dëshmoi veçanërisht në negociatat me Bullgarinë, kur fjalë për fjalë, dikur duke u ekspozuar dhe në kurriz të interesave të Shqipërisë, mbrojti pozicionet maqedonase. Nuk ka nevojë të krijohet konspiracion për ato takime”, tha Osmani.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu