Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Asambleja e Zgjeruar e PS-së në Pogradec se reformën në drejtësi në Shqipëri e ka sjellë Partia Socialiste dhe jo Amerika.
“Nga ana tjetër është patjetër drejtësia. Drejtësinë e kemi pasur ambicien tonë më të lartë dhe kemi bërë përpjekje për të bërë reformën në Drejtësi që kur ishim në opozitë. Kur kemi qenë në opozitë i kemi propozuar qeverisë asokohe. Ka disa që thonë se ne kontrollojmë drejtësinë, këtë e thonë se nuk është mësuar njeri këtu, sidomos këta që kanë pasur pushtet, që të funksionojë këshu. Ashtu ka funksionuar kur ishin ata në pushtet, drejtësia ishte farsë, e telekomanduar, sot nuk është.
Në Shqipëri ka rënë miti i personit të paprekshëm. Ka disa që thonë e solli Amerika, me ça e solli Amerika, me aeroplan, këtë e ka sjellë Partia Socialiste”, tha Rama.
p.c. / ABC24.AL