Ditën e martë në mbrëmje, në Tiranë pritet të mbahet tryeza e përbashkët e diskutimit me partitë politike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Ftesa ka ardhur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe i është drejtuar të gjithë liderëve të forcave politike atje.
Këtë mbledhje e tentoi edhe në tetor të një viti më parë Lëvizja Besa, por përfundoi pa rezultat.
Ende nuk bëhet me dije se çfarë përmban konkretisht axhenda e kësaj mbledhje këtë fillimviti në kryeqytet.
j.l./ dita