Rama-emigrantëve: Deklaroni të ardhurat, ose do ju përmendi goca me syze!

0
Gjigandi

Ditën e sotme në fjalën e mbajtur në foltoren e Kuvendit, tejet i tensionuar Kryeministri e shoqëroi fjalimin e tij me gjeste të shumta të cilat ranë në sy. Por ajo çfarë ra në sy veç mimikave dhe gjesteve të tij ishte një shenjë e kuqe në formën e një të çarë të madhe në mes të ballit.

Gjatë fjalës së tij Rama, përmendi opozitën, deputeten Rudina Hajdari dhe u bëri thirrje emigrantëve të deklarojnë të ardhurat pasi në të kundërt do hyjnë ën gojën e bjondes me syze, zëdhënëses të OFL, që bëri xhiron e rrjetit.

Ndër të tjera, Rama e cilësoi opozitën të katandisur në rolin e figurantit, ndërsa për Hajdarin tha se nuk e frenonte dot gjatësinë e tij 2 metroshe.

Emigrantët i cilësoi skllevër të ullinjve dhe mandarinave të cilët duhen të deklarojnë të ardhurat.

Pjesë nga fjala e mbajtur në Kuvend:

RonaTyra

Si mund të katandiset PD në këtë formë. Pse rrinë në këmbë për të bërë figurantin; Përsa i përket zonjës Hajdari, e cila ka stilin e saj të ligjërimin të veçantë. Nuk di as sa e gjatë jeni ju dhe as kg peshoni ju. Nuk bëhet debati në këtë mënyrë. Unë kam mundur të frenoj dot gjatësinë time, jam zgjatur me këtë rrugë. Prandaj mirë do bëni mos të ma përmendi kur thoni jeni 2 metra, ndryshe më tregoni si kush duhet të jem; Emigrantët punojnë si skllevër te ullinjtë dhe mandarinat, duhet të deklarojnë të ardhurat ndryshe, do përfundojnë te ajo goca me syze.

Disa prej deklaratave të tij ngjallën humor edhe tek deputetët e opozitës së re, të cilët supozohet se luajnë rolin opozitar por siç duket shkojnë për t’u zbavitur me deklaratat e KM dhe harrojnë misionin për të cilin gjenden aty, atë të përfaqësimit të fjalës së popullit kur rrogat e tyre financohen nga taksat tona.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu