Rama dhe pushteti/ Ja çfarë thonë njerëzit, e mbajmë apo e përmbysim?

0
Gjigandi

 

Opozita e bashkuar mes PD dhe PL ka nisur më në fund protestat e paralajmëruara duke i quajtur revolucione. Ajo që bie në sy është fakti që protestat janë kthyer në manifestime me një grusht njerëzish duke e detyruar Opozitën të uli tonet dhe të zbusë retorikën duke kaluar nga kërkesa e Metës për “ti thyer në mes” tek revolucionet paqësore.

“Revolucioni paqësor nuk është vetëm revolucion i protestave paqësore. Është revolucion i mosbindjes civile para të gjithash. Ne duhet të përgatitemi. Mosbindja civile është element thelbësor i revolucionit paqësor”,- u shpreh Berisha.

Ndërsa pjesëmarrjen e ulët e justifikuan me faktin se njerëzit janë në punë e s’kanë mundësi të dalin.

Sakaq Abc.al ka dalë në terren për të marrë zërin e qytetarit nëse këta të fundit besojnë tek revolucioni paqësor i opozitës për rrëzimin e Ramës?

RonaTyra

Disa prej tyre shprehen se nuk besojnë tek këto protesta por tek ndryshimi që do të sjellin të rinjtë. Të tjerë besojnë tek rrëzimi i qeverisë Rama dhe janë të bindur për largimin e tij. Madje ka edhe qytetarë që tregohen indiferentë dhe nuk janë të interesuar për çfarë ndodh në politikën e vendit tonë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu