“Qyteti i Alfabetit”/ Hapet biblioteka e parë shqipe në Manastir, studentja: Shqiptarët kanë dhënë ndihmën më të madhe

0
Gjigandi

Libri padyshim është miku më i mirë i njerëzve. E kujt më shumë se shqiptarëve që nuk jetojnë në vendin tonë i shërben një bibliotekë për të lexuar shqip-shqip.

Ermira Selimi është studentja nga Shkupi e cila ka ndërmarrë iniciativën për të hapur bibliotekën e parë shqipe në Manastir.

Në një intervistë për abc24.al, Selimi rrëfen se si ka filluar e gjithë kjo iniciativë, gjithashtu dhe për mbështetjet që ka pasur deri më tani nga institucione apo njerëz të ndryshëm.

Gjatë fjalës së saj, Emira tha se pa ndihmën e shqiptarëve ajo nuk do ta kishte arritur asnjëherë qëllim e saj të mirë. Më tej ajo është shprehur se bashkëkombasit janë ato që po e ndimojnë ta rikthejnë Manastirin në “Qytetin e Alfabetit”.

Ju keni ndërmarrë një iniciativë për hapjen e një biblioteke në gjuhën shqipe në Manastir, nga lindi kjo ide?

RonaTyra
  1. Ideja lindi kur unë fillova të hulumtoj për shqiptarët ortodoks atje, konkretisht familjen Qiriazi. Më pas kisha kuriozitet për shqiptarët atje që kanë mbetur, ne kishim informacion se aty kanë mbetur 5% shqiptarë, por unë zbulova propagandën maqedone atje, 2% ishin vetëm ato shqiptarë me mbiemra të shqipëruar, ndërsa pjesa më e madhe e shqiptarëve atje i kanë mbiemrat e sllavizuar, nënkupton në Manastir mund të jesh gjithçka vetëm shqiptar jo. Shqiptarët atje e flasin shqipen me shumë pengesa, kjo si pasojë e literaturës shqiptare, përpos presioneve të vazhdueshme që kemi berë të ketë një shkollë të mesme shqipe kjo kurrë nuk është realizuar. Shqiptarët kishin vetëm një shkollë fillore ku mësonin Goce Dellçev, tani edhe ajo po boshatiset nga shqiptarët. Fëmijët tani regjistrohen në maqedonisht. Kjo është situatë alarmante dhe nuk kisha hapsirë të mendohem shumë dhe menjëherë fillova iniciativën për bibliotekën shqiptare duke kërkuar ndimë nga shqiptarët mbarë trojeve tona.

A mendoni se shqiptarët do solidarizohen me nismën tuajën?

  1. Po të mos ishin shqiptarët nuk do kisha arritur asnjëherë. Sidomos shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, që nga momenti i parë i ndërmarrjes së iniciativës më kanë vërshuar me mesazhe, duke më dërguar libra pa ndërprerë. Bashkëkombasit tanë janë ato që po më ndimojnë ta rikthejmë Manastirin në Qytetin e Alfabetit.

Si është pritur kjo nismë nga të tjerët?

  1. Nga shqiptarët është pritur me emocion të madh, duke marrë parasysh kur kuptuan se ai vend ku u themelua alfabeti i gjuhës shqipe aty janë shitur pllaka, pikërisht dhe aty do hapet biblioteka shqiptare.

A keni pasur mbështetje për këtë iniciativë nga organizata apo njerëz të ndryshëm?

  1. Kam pasur mbështetje nga gjithë shqiptarët anembanë botës, nga organizata të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri, nga institucionet vetëm nga Komuna e Gostivarit, që zoti Arben Taravari më ofroi 500 libra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu