Qeveria jep 56 mld lekë për arsimin, kur nis dhe sa do rriten pagat për mësuesit dhe psikologët në shkolla

0
Gjigandi

Buxheti i vitit 2024 për arsimin ka planifikuar mbi 56 miliardë lekë.

Në seancën dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu tha se ky buxhet do të përqëndrohet kryesisht në rritjen e pagave të mësuesve dhe psikologëve të arsimit parauniversitar.

Këtë vit parashikohet të ketë një rritje të pagës së mësuesit, baza e të cilës do të kapë mesataren 90 mijë lekë. Duam që gjithë niveli i pgave sa i takon arsimit fillor, bazë e të mesëm të kapë 90 mijë lekë në muaj, siç e kemi premtuar. Jemi duke punuar. Ambicia jonë është të mos ketë më pak se 90 mijë lekë. Mbështetja buxhetore do të nisë në korrik. Ky do të jetë standardi dhe mbi këtë do të ketë rritje për çdo garanci. Sot nuk mund të themi me përikmëri, por mesatarja do të kalojë 90 mijë lekë në muaj si pagë, ndërkohë do të kemi rritje për të tjerët si punonjësit sociale”, tha ministrja Manastirliu.

Me këtë buxhet do të mbështetet dhe shtimi i numrit të mësuesve ndihmës por dhe psikologëve dhe oficerëve të sigurisë në shkolla.

“Gjithashtu parashikohet të ketë rritje të numrit të mësuesve ndihmës. 100 mësues ndihmës për vitin e ri shkollor. 880 punonjës psikolosocial, 220 oficerë të sigurisë. 2300 punonjës praktikantë me kontrata të përkohshme për një periudhë 9 mujore.Gjithashtu mbështetet financimi i  transportit të nxënësve dhe mësuesve që kanë banimin larg shkollave

RonaTyra

Deputeti socialist Erion Braçes propozon dhe vendosjen si standard tek rikonstruksionet e shkollave sistemin e paneleve fotovoltaike

“Në projektet e rindërtimit të shkollave të kemi me patjetër sistemin e paneleve fotovoltaike. Ulim shpenzimet e bashkive që përgjigjen për faturën. Do të kërkoja që nga ky vit që vij të mbështesim ato projekte që kanë të përfshirë dhe këtë system. Çmimet e paneleve fotovoltaike do të bien, përkundrazi në të ardhmen do të ishte shpenzimi më i dobishëm”.

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu