Qeveria dhe Bordi i Karburanteve rriten çmimin e naftës, qytetarët ftohen sërish në protestë

0
Qeveria dhe Bordi i Karburanteve rriten çmimin e naftës, qytetarët ftohen sërish në protestë
Gjigandi

Shoqëria Civile ka njoftuar sërish protesta, pasi Bordi i Administrimit të Karburanteve rriti çmimin e naftës. Aktivisti, Adriatik Lapaj thotë se protesta do të zhvillohet të martën në orën 17:00 në shesh.

Lapaj shkruan në Facebook se çmimi ka vijuar të rritet që nga dita e fundit e protestës.

“Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër”

– shkruan Lapaj.

Kujtojmë që për rreth një javë rresht qytetarët dolën në protesta kundër rritjes së çmimeve. Ata kanë kërkuar që të hiqet taksa e naftës, por kjo është refuzuar nga kryeministri Rama, i cili ka deklaruar i vendosur se nuk do të hiqet taksa për aq kohë sa ai është në pushtet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu