“Qetësohuni djema”/ Ja fjalët e fundit të shqiptarit që u vra aksidentalisht në Greqi

0
Gjigandi

Të afërmit dhe familjarët do t’i japin lamtumirën e fundit 39-vjeçarit shqiptar Pëllumb Islami ditën e nesërme.

Hidrauliku u vra aksidentalisht ditën e djeshme në një lokal në Athinë pas përplasjes së dy bandave shqiptare. Trupi i 39-vjeçarit u identifikua mëngjesin e djeshëm nga vëllai i tij, i cili nuk mund ta besonte se një plumb qorr i preu fillin e jetës.

Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e 39-vjeçarit përshkruan për protothema.gr minutat e fundit dramatike që i riu jetoi në kafenenë në Nea Joni pas përplasjes së 7 shqiptarëve.

“Ajo që zbuluam ishte se ai doli jashtë për të shpëtuar sapo dëgjoi të shtënat dhe aty e kapi plumbi. Ai ndoshta e kuptoi se çfarë ndodhi dhe vrapoi të largohej por nuk ia doli. Kur e pa zënkën e tyre, bërtiti “qetësohuni djema, qetësohuni’”, thotë bashkëshortja e 39-vjeçarit duke shtuar se ai nuk kishte asnjë ngatërresë me personat që e vranë.

“Ai nuk njihte asnjë prej tyre. Nuk kishte lidhje me ta. Dyqani nuk ishte as streha e tij. Nuk e di nëse ndonjëherë shkonte për të parë ndeshje si të martën. Ishte një njeri punëtor dhe i qetë”, thekson ajo.

RonaTyra

Ndërkohë që ajo bashkë me vëllezërit e motrat e 39-vjeçarit po përgatiten ta shoqërojnë nesër në banesën e fundit, në vendlindje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu