Një skemë mashtrimi regjistrohet në dyert e kompanisë ‘IUTECREDIT ALBANIA SH.A’, ku qytetarët mashtrohen çdo ditë nga e gjithë Shqipëria. Illyridium Media Grup duke marrë shkas nga ankesa të mbërritura në redaksinë tonë, vendosi të publikojë dokumente dhe dëshmi se si në “sy” të shtetit, qytetari vidhet.
Që shqiptarët i vjedhin çdo ditë kjo nuk është një gjë e re në vendin tonë. Absurditeti qëndron tek fakti se nuk respektohen kontratat as dokumentet e nënshkruara mes palëve, kompani-qytetar.
Por çfarë ndodh?
Qytetarët të cilët blejnë me kredi një sende ose pajisje smartphone dhe mbeten debitor të një kësti të papërfillshëm dosja u shitet tek filialet mikrokredie të cilat funksionojnë herë si banka dhe herë si përmbarim.
Debitorët kontaktohen nga kompania ku ju komunikohet se duhet patjetër të paguajnë kredinë sepse është dyfishuar trefishuar nën kushtet që banka e re ju dikton sipas dëshirës.
Qytetarët përtej presionit të borxhit punonjësit ofendojnë kërcënojnë këta të fundit.
Në redaksinë e Abc24.al ka ardhur një tjetër denoncim në lidhje me skemat e zhvatjes kërcënimit dhe përndjekjes nga këta punonjës
Danjela S. Ka marr kredi në ‘Iute Credit’ me drejtor të përgjithshëm Akan Ajdini. Ky institucion ja shet dosjen D & ACO SHPK pra filial mikrokredie me administrator Admir Tërshalla.
Qytetarja shprehet se punonjësja e mikrokredisë ‘D & ACO SHPK’ me emrin Blerta i kërkon në mënyrë të vazhdueshme dhe të frikshme që kjo e fundit të paguajë detyrimet e mbetura. (vepër penale e dënueshme me ligj).
Blerta e përndjek në çdo orar debitoren Danjela S. E cila tregon mesazhet e vazhdueshme kërcënimet dhe ofendon se çështja e pagesës ka kaluar në personale për këtë të fundit .
Kredia është marrë në janar të vitit 2021 dhe Daniela S kërcënohet për bllokim page.
‘Po i dërgoj njoftim babit tënd. E kam marrë personale me ty sepse më ke prishur shumë punë në punën time’, shkruan Blerta punonjës e D & ACO SHPK.
Denoncuesja tregon për Abc24.al se telefonin e ka blerë me vlerë 1100 euro dhe i është dashur të paguajë 1500 euro, për shkak të vonesave në lidhje me këstin mujor. Por vlera që i shkon ai telefon kapërcen në 3200 euro.
Blerta e kërcënon dhe mallkon në mënyrë të vazhdueshme
‘Je njeri i ulët, ke 10 ditë që bën be për kokë të mbesës dhe akoma mashtron. Mjer mbesa për tezen që ka’
Teksa qytetarja vazhdon dhe i jep sqarime se është duke i paguar këstet (bashkangjitur dhe me mandatin e pagesës), Blerta vazhdon dhe ofendon qytetaren duke përdorur fjalët ‘Hë çfarë mashtrimi do përdorësh tani? Mos hyr në punë pa bërë pagesën. Gjallë a vdekur para orës 4 pa 10 dua faturën’. shkruan Blerta punonjës e D & ACO SHPK.
Në gjithë presionin e krijuar në lidhje me pagesën, Daniela i ofron një sërë ‘ofertash’ mashtrimi, duke i kërkuar pagesën ekstra prej 1200 eurosh, ndonëse në total çmimi i telefonit ka qenë 1100 euro.
Sakaq Danjela S. kur e kupton se shifra ka kaluar çdo limit logjik i drejtohet gjykatës, për Abc24.al qytetarja shprehet se ka kaluar një periudhë shumë stresante dhe depresioni sepse i është dashur të punoj vetëm për t’i dhënë lekë Blertës.
Ndërkohë punonjësja e D & ACO SHPK e ka përndjekur dhe kërcënuar se do t’i shkonte edhe tek zyrat ku punonte Danjela S.
Mesazhet pa numër që i dërgohen qytetares vijojnë si më poshtë:
‘Përfundimisht njeri më mashtrues se ty nuk më paska rastisur të merrem. Zotin të kam lënë sepse me ke hapur probleme në punë’
Rasti i qytetares është një paralajmërim dhe ‘kërcënim’ për këdo që në vështirësi ekonomike të gjej zgjidhje pranë ‘IUTE CREDIT’, duke u shitur dosjet tek D & ACO SHPK grabit qytetarët./Abc24.al
*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*