Pse burrat joshen nga gjinjtë e grave? Shkencëtarët dalin me konkluzione

0
Gjigandi

Hulumtuesit besojnë se fenomeni aktualisht zhvillohet që në fëmijërinë e hershme

Për vite të tëra shkencëtarët kanë provuar të zbulojnë përse burrat joshen nga gjinjtë e femrave. Ka kaluar mjaft kohë për të arritur tek një përgjigje përfundimtare. Kjo pasi pyetja është e vështirë dhe përgjigja e turbullt. Ose, ndoshta, edhe i kthehen hulumtimit për arsye personale.

Ukrainian Kids Should Be Protected. Your Donation May Save Lives!

Edon Shileku rrëfen në Big Brother VIP Kosova se e humbi virgjërinë në hek…
Autorët Larry Young dhe Brian Alexander rishtas kanë botua një libër të titulluar ‘The Chemistry Between Us: Love, Sex, and the Science of Attraction.’. Autorët analizojnë mes tjerash të gjitha elementet e atraksionit të burrave heteroseksual për gjinjtë. Në një opinion të shkruar për Huffington Post, Larry Young – ekspert i neurologjisë – shpjegoi se edhe në aspektin biologjik, obsesioni i meshkujve me gjinjtë është ‘goxha i çuditshëm’.

“Siç na e dëshmon suksesi i Hooters, revistave për meshkuj, miliarda ueb faqeve, dhe rreth 10 mijë vite art, burrat joshen jashtëzakonisht nga gjinjtë e grave, dhe jo pse djemtë e mësojnë se ato qenkan diçka duhet të jenë të interesuar. Është biologjike dhe e ngulitur thellë në trurin tonë. Në fakt, nga hulumtimet dalin indikacione se kur konfrontohemi me gjinjtë, apo edhe stimuj mendor të ndërlidhur me gjinjtë, si sutjenat, ne do të nisim të marrim vendime të gabuara (dhe jo vetëm ngrënia tek Hooters).”

RonaTyra

Studimet e kaluara kanë pretenduar se burrat tërhiqen nga gjinjtë, posaçërisht ato më të mëdhatë për shkak të sinjalit që e nxisin tek personi që po e shikon si të shëndetshme dhe fertile. Megjithatë, Young dhe Alexander besojnë se fenomeni realisht zhvillohet që në fëmijërinë e hershme.

Autorët parashtrojnë se obsesioni ka zanafillën që në foshnjëri kur kimikati i fuqishëm oksitocin lirohet derisa ushqehet nga gjiri, duke krijuar një lidhje të fuqishme mes nënës dhe fëmijës. Kimikati lirohet si si në trurin e nënës dhe në qumështin që ushqen fëmijën.

“Kjo lidhje nuk është vetëm më e bukura mes të gjithave lidhjeve shoqërore, por mund të jetë edhe më jetëgjata”.

Për më tepër, ata besojnë se një mashkull i rritur që ishte ushqyer me gji si foshnje rritet me një instinkt natyral të dëshirës për një marrëdhënie të afërt me partnerët e tyre.

Young dhe Alexander shtojnë se kur një burrë i sheh ose i prek gjinjtë e gruas, kjo i nxit kimikatet e ndjenjës së mirë sikur kur ushqeheshin nga gjiri.

Një studim i 2016’së me titull ‘Preferencat e burrave për madhësinë dhe formën e gjinjve të grave në katër kultura’ i botuar në revistën Journal of Evolution and Human Behaviour’, hulumtuesit ishin bidnur se ishte forma e gjirit sesa madhësia që përcaktonte atraksionin.

Hipoteza se kishte diçka në formë që sinjalizonte fertilitet. Gjinjtë e grave ndryshojnë formë me moshë dhe me lindjet e fëmijëve, kështu që ndoshta, pretendohet në studim, se një formë me fortë e gjinjve është indikacion relativ i rinisë dhe si e tillë të çon tek bindja për kapacitetin e gruas për të lindur fëmijë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu