Nëse nuk po bini në peshë, ktheni sytë nga ky vakt

0
Gjigandi

Keni kohë që nuk hani si zakonisht vetëm për të hequr kilogramët që karantina na la kujtim, por pavarësisht se po hiqni dorë nga ushqimi, ende asnjë rezultat në horizont. Pse? Hidhini sytë nga çfarë konsumoni (ose jo) në mëngjes. Ai është sekreti!
Nuk e hani mëngjesin për të kursyer kalori
Të mos hash mëngjes mund të duket si një mënyrë e mirë për të shkurtuar kaloritë nga dieta juaj, por në fakt kjo është një grackë që na bën të shtojmë akoma më shumë në peshë. Referuar studimeve të kryera, ka rezultuar se njerëzit që anashkalonin vaktet e paradites janë më të prirur të hanë më shumë në vaktet e tjera. Kjo do të thotë se, nëse nuk ke ngrënë mëngjes, sapo të shohësh një ushqim hiperkalorik truri dhe trupi nisin të punojnë në gjendje urie dhe ësshtë thuajse e pamundur të rezistosh pa e ngrënë, madje në sasi shumë më të mëdha se normalisht.
Përpiquni të hani diçka, sado të vogël çdo mëngjes dhe nëse vërtet nuk keni kohë, sigurohuni të merrni një frut (banane, psh).
Hani ushqime që përmbajnë shumë karbohidrate
Mund t’ju duket se një briosh ose një petull e ëmbël ju jep energji në mëngjes, si edhe ua ëmbëlson kafenë, por këto ushqime mbajnë më tepër sheqer sesa duhet të hamë gjatë gjithë ditës. Sipas mjekëve, një femër duhet të konsumojë e shumta 24 gramë sheqer në ditë (6 lugë çaji), ndërsa një ëmbëlsirë mëngjesi përmban 44 gramë.
Megjithatë nuk keni përse e evitoni tërësisht sheqerin në mëngjes. Një copë çokollatë e zezë është shumë e këshillueshme në mëngjes!
Ushqeheni shëndetshëm, por i lini pa ngrënë disa ushqime
Mund të hani vezën e të pini qumështin, por nuk kujdeseni të merrni sasinë e duhur të vitaminave që vijnë nga frutat e perimet. Këshillohet të konsumojmë 2 kokrra prej frutave të stinës, dhe 3 prej perimeve. Për shembull, në verë mund të konsumoni pjeshkë, ndërsa në vjeshte hurmë, mollë apo shegë. E njejta gjë edhe për perimet.
Frutat e perimet mund t’i përzieni bashkë edhe në një vakt të shëndetshëm smoothie, sipas shijeve që preferoni.
Hani një mëngjes më të lehtë se vaktet e tjera
Për shkak të kohës, shpesh detyrohemi të hamë diçka të vogël përpara se të dalim me vrap, dhe të shtojmë sasinë në vaktet e tjera.
Por shprehja “Mëngjesin haje si mbret, drekën si princ, dhe darkën si një i varfër”, është shumë e vërtetë kur vjen fjala për të ruajtur linjat trupore, por edhe shëndetit në organizëm. Edhe nëse në tërësi të ditës hani të njejtën sasi kalorish, kur ato janë më të mëdha në vaktet e pasdites, prireni për të shtuar më shumë në peshë.
Darka nuk duhet të përmbajë kurrë 2-fishin e kalorive të mëngjesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu