Mazhoranca paralajmëroi një zhvillim të ri në punën e Komisionit Hetimor Parlamentar , përmes së cilit kërkohet shkarkimi i Ilir Metës si President.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla propozoi që dekreti i kryetarit të shtetit për emërimin e Marsida Xhaferllari si gjyqtare kushtetuese të bëhet pjesë e objektit të punës të Komisionit, që ka nën hetim kreun e shtetit. Por, paralajmërimet e socialistëve Presidenca i cilësoi si presione të dhunshme politike ndaj organit të akuzës, me qëllim pengimin e kallëzimit penal për kryetarin e KED-së, Ardian Dvorani.
Zëdhënësi i Metës, kishte një reagim edhe për sugjerimin ironik që demokrati Edi Paloka, i bënte socialistëve për të shkarkuar Presidentin apo për të shkallmuar derën e Presidencës. Sipas zëdhënësit të Presidentit qytetarët do i përgjigjet çdo dekreti apo thirrje të kreut te shtetit për mbrojtjen e rendit kushtetues, duke nënvizuar se Ilir Meta do të jetë në rast nevoje ushtari i parë në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës.