Protestat në Suedi; digjet Kurani/ Turqia reagon ashpër: Dënojmë sulmin e ndyrë ndaj librit tonë të shenjtë

0
Gjigandi

Protestat e mbajtura të shtunën në Stokholm kundër kërkesës së Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, që përfshinë dhe djegien e një kopje të Kuranit, rritën ndjeshëm tensionet me Turqinë, në një kohë kur vendi nordik, ka nevojë për mbështetjen e Ankarasë për të siguruar anëtarësimin në aleancën ushtarake.

“Ne dënojmë tejet ashpër sulmin e ndyrë ndaj librit tonë të shenjtë. Lejimi i këtij akti anti-islam, i cili vë në qendër muslimanët dhe fyen vlerat tona të shenjta, nën maskën e lirisë së shprehjes është krejtësisht i papranueshëm”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Jashtme turke.

Po në Stokholm u mbajt një tjetër protestë, në mbështetje të kurdëve dhe kundër kërkesës së Suedisë për t’u bërë pjesë e NATO-s. Ndërkohë një grup demonstruesish pro-turq zhvilluan gjithashtu një tubim përpara ambasadës. Të tre protestat kishin lejen e autoriteteve policore.

Ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom tha se provokimet islamofobike ishin diçka e tmerrshme.

“Suedia ka një liri të gjerë të shprehjes, por kjo nuk nënkupton që qeveria suedeze, apo unë, mbështesim mendimet e shprehura”, shkruante zoti Billstrom në një postim në Tëitter.

RonaTyra

Djegia e Kuranit u krye nga Rasmus Paludan, udhëheqës i partisë politike daneze të ekstremit të djathtë, Linja e Fortë. Paludan, i cili ka gjithashtu dhe nënshtetësi suedeze, ka zhvilluar një sërë demonstratash në të kaluarën, gjatë të cilave ka djegur Kuranin.

Disa vende arabe, mes tyre Arabia Saudite, Jordania dhe Kuvajti, denoncuan djegien e Kuranit. “Arabia Saudite bën thirrje për përhapjen e vlerave të dialogut, tolerancës dhe bashkëjetesës dhe refuzon urrejtjen dhe ekstremizmin”, thuhej në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme saudite.

Prostestat u bënë shkak dhe që ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar të anulonte vizitën e planifikuar për në datë 27 janar në Ankara, të homologut të tij suedez.

Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t’iu bashkuar NATO-s, pas sulmit rus në Ukrainë, por kërkesa e tyre duhet miratuar nga të 30 vendet anëtare. Turqia ka thënë se Suedia në veçanti, duhet që fillimisht të mbajë një qëndrim më të qartë kundër atyre që i sheh si terroristë, kryesisht militantët kurdë si dhe një grup që e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në vitit 2016./VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu