Protesta kombëtare/ Qytetarët nga rrethet i bashkohen thirrjes së opozitës

0
Gjigandi

Korçë: Protesta e thirrur e 3 marsit nga lideri histrorik i PD-së Sali Berisha  do të ketë pjesëmarrje të lartë edhe nga degët e PD-së të qarkut juglindor. Simpatizantë të shumtë do i bashkohen kësaj proteste drejt kryeqytetit. Të kontaktuar kryetarët e degëve janë shprehur se pjesa më e madhe e atyre që do i bashkohen kësaj proteste do të nisen me automjete private në orare të ndryshme kjo për t’iu shmangur edhe kontrolleve të shumta të policisë. Autobuzat dhe furgonat kanë qenë diskretë për vendin e përcaktuar apo edhe për orarin e nisjeve drejt Tiranës. Mbi 1250 pjesmarrës do t’i bashkohen sot protestës ku nga Dega e Partisë Demokratike Korçë janë mbi 300 simpatizantë të cilët do udhëtojnë me 50 mjete private dhe 2 autobuzë. Po e njëjta shifër me mbi 300 simpatizantë nisen edhe nga Devolli dhe Pogradeci. Dega e Partisë Demokratike Maliq do të ketë rreth 400 pjesëmarrës dhe mbi 50 simpatizantë nga Erseka. Sot pritet edhe vendimi i Gjykatës së Apelit mbi vulën e PD-së .

Vlorë: Rreth 1000 persona janë nisur nga rrethi i Vlorës, 3 bashkitë që përfshihen në të Vlorë, Himarë, Selenicë, në drejtim të protestës në kryeqytet të cilën do ta zhvillojë ditën e sotme opozita. Nga të dhënat zyrtare të Partisë Demokratike dega Vlorë nga ky qytet janë nisur rreth 800 persona, teksa në degën e Partisë Demokratike janë regjistruar më herët mbi 200 automjete. Nga informacionet që vijnë nga dega e Selenicës, do të nisen gjithsej rreth 130 simptizantë dhe mbështetës të Partisë Demokatike drejt kryeqytetit teksa më herët në bazë janë regjistruar rreth 30 automjete Gjithashtu në degën e Himarës janë nisur rreth 70 sipatizantë ku më herët në degë janë rregjistruar rreth 15-20 automjete. Organizim me autobusë ashtu si edhe më parë për këtë protestë nuk ka teksa gjithësecili prej simpatizantëve është nisur në mënyrë personale me makinat vetjake të cilat më parë janë rregjistruar në degët përkatëse.

Krahas personave të cilët shkojnë sot në protestë ashtu si cdo herë tjetër sa herë ka protestë edhe policia e shtetit del në gatishmëri: Kontrolle në hyrje të autostradës Levan Vlorë për automjetet që largohen drejt Tiranës, Kontrollet për sende të forta, mjetet prerëse apo armë

Fier: Rreth 800 protestues nga Fieri do t’i bashkohen kësaj proteste, 300 prej të cilëve janë drejtuar që mbrëmjen e djeshme drejt Tiranës me automjetet e tyre private. Burime brenda Partisë Demokratike bëjnë me dije se përveç anëtarëve dhe simpatizantëve, protestës së sotme do t’i bashkohen edhe dhjetëra qytetare.

Elbasan: Rreth 2400 protestues nga Elbasani pritet t’i bashkohen protestës  së thirrur nga opozita në kryeqytet. Udhëtimi drejt Tiranës do të kryhet kryesisht me mjete private, por selia blu ka vendosur në dispozicion edhe autobuzë. Nisja kryhet ne disa pika,nga selia blu në Elbasan dhe njësitë administrative. Pjesëmarrje të protestuesve do të ketë nga të 7 bashkitë e qarkut.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu