Protesta e punonjësve për kushtet e punës, Inspektorati i Punës pezullon aktivitetin e fasonerisë në Bilisht

0
Gjigandi

Inspektorati Rajonal i Punës Elbasan ka pezulluar pa afat aktivitetin e fasonerisë në Bilisht, pas protestës së punonjësve të këtij subjekti.

Shkak i protestës është përgjysmimi i pagave mujore.

Po ashtu punonjëset pretendojnë se nuk u është dhënë leja vjetore, ndërkohë ka punonjëse të pasiguruara. Një grup inspektorësh prej së enjtes po verifikojnë kushtet e punës në fasoneri si dhe dokumentacionin e subjektit dhe po vijon me marrjen e deklarimeve te punonjësve.

Si masë urgjente Inspektoriati ka vendosur pezullimin pa afat të aktivitetit te fasonerise për shkak të shkeljes dhe pengimit të lirisë sindikale për të protestuar.

Punonjëset e masonerisë vijuan edhe sot protestën duke kërkuar kthimin në punë të kryetares së sindikatës, e cila u pushua nga puna në fund te dhjetorit. Ato u shprehen se do te vazhdojnë protestën deri ne plotësimin e të gjitha kërkesave që lidhen me pagën, kushtet e punës dhe pagesat e raporteve mjekësore.

RonaTyra

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu