Pronësi të bëra nga aktiviteti kriminal/ GJKKO kalon në pronësi të shtetit pasurinë e Gazmir Kosiqit

0
Gjigandi

Gjykata e Apelit së fundmi ka lënë në fuqi vendimin e  GJKKO-së për konfiskim e pasurisë së Gazmir Kosiqit, pasi dyshohet se të ardhurat i  ka krijuar nga veprimet  kriminale. Konkretisht GJKKO ka konfiskuar pronat e sekuestruara nga OFL, konkretisht 2 vila, 2 makina, 1 truall dhe një apartament të Gazmir Kosiqit që i kalojnë shtetit.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Daniela Shirka (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 10.10.2022, shqyrtoi çështjen e regjistruar me nr. 110 akti, datë 06.06.2022, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/subjekti G.K., ndaj vendimit nr. 13, datë 21.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: “I. Vendosjen e masës parandaluese pasurore, konfiksimin e pasurive për të cilat është vendosur sekuestro me vendimin nr. 112, datë 20.07.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive si më poshtë:

Një ndërtesë 4-katëshe biznesi, me sipërfaqe totale 332,3 m2, me Nr. Pasurie {…}, Z.K {…}, e ndodhur në {…}, regjistruar në pronësi të shtetasit G.K. (subjekti). Kjo ndërtesë, është regjistruar më datën 16.02.2016 bazuar në Lejen e Legalizimit, miratuar me VKM Nr. 871, datë 14.12.2016. Ky objekt ka 2 kate shërbime dhe 2 kate banim, ku kati 1-77 m2, kati 11-81,5 m2, kati 111-81,5 m2, kati IV-81,5 m2, me sipërfaqe trualli 77 m2.

Një sipërfaqe trualli 77 m2, me Nr. Pasurie {…}, Z.K {…}, e ndodhur në {…}, regjistruar në pronësi të shtetasit G.K. (subjekti). Kjo ndërtesë, është regjistruar më datën 23.01.2018, bazuar në Lejen e Legalizimit, miratuar me VKM Nr. 871, datë 14.12.2016.

RonaTyra

Një apartament me sipërfaqe 67,3 m2, me Nr. Pasurie {…}, Z.K {…}, e ndodhur në {…}, regjistruar në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri është blerë me Kontratë Noteriale me Nr. {…} Rep./Nr. {…} Kol. datë 22.07.2015, për blerjen e një apartamenti, ku shtetasi I.K., ia ka blerë shtetasit S.H..

Pasuria me Nr. {…}, e ndodhur në qytetin {…}, regjistruar në pronësi të I.K. (i biri i subjekti). Kjo pasuri është pjesë e ndarë e pasurisë Nr. {…}, ndërtesë 4 kate, ku 1 kat është Lokal, një kat Hotel dhe 2 kate banim.

Pasuria me Nr. {…}, e ndodhur në qytetin {…}, regjistrim i përkohshëm, regjistruar në pronësi të I.K. (i biri i subjekti). Kjo pasuri është ngritje kati mbi objektin ekzistues 4 katësh, pjesë e ndarë e pasurisë Nr. {…}, (ndërtesë 4 kate, ku 1 kat është Lokal, një kat Hotel dhe 2 kate banim).

Një Automjet me targë {…}, i markës “{…}”, model “{…}”, me Nr. Shasie “{…}”, prodhim i vitit 2006, me ngjyrë {…}, në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri i është blerë shtetasit I.K., më datën 18.11.2016 me çmim 5000 Euro (konvertuar me 134,2 lekë = 671 000 Lekë), me Kontratë Noteriale blerje Nr. {…} Rep./Nr. {…} Kol. datë 18.11.2016.

Një Automjet me targë {…}, i markës “{…}”, model “{…}”, me Nr. Shasie “{…}”, prodhimi vitit 2004, me ngjyrë {…}, në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri i është blerë shtetasit M.Sh., më datën 18.11.2016, me çmim 5000 Euro, me Kontratë Noteriale blerje Nr. {…} Rep./Nr. {…} Kol. datë 14.01.2018.

  1. Për administrimin e pasurisë së konfiskuar ngarkohet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.”.

Sa më lart, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 21.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.’- njofton GJKKO.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu