Profili i “shqiptarit mesatar”/ Është 38 vjeç, i martuar, me 50 mijë lekë pagë dhe s`ka makinë e as arsim të lartë

0
Gjigandi

Mediat kanë analizuar shifrat zyrtare nga Instituti i statistikave por edhe vrojtime të ndryshme si Banka e Shqipërisë apo Eurostat për të dalë me një “identikit” të një shqiptari mesatar. Pra, këto shifra i referohen konceptit të mesatares apo medianës. Mosha mediane në vendin tonë fiksohet pranë 38.2 vjeç, ndërkohë që përbërja mesatare e një familje fiksohet në 3.7 anëtarë.

Paga mesatare, sipas shifrave më të fundit për këtë vit fiksohet pranë 60,666 lekë bruto, ose 49,885 lekë neto. Sipas Instat dhe Eurostat ndërkohë, të ardhurat e disponueshme të ekuvalentuara për frymë në vendin tonë fiksohen pranë 30,169 lekëve. Këto janë paratë që ka në dispozicion një shqiptar pasi i janë zbritur taksat dhe detyrimet e tjera, përfshirë shpenzimet për anëtarët e familjes të cilët nuk janë në moshë pune, dhe duhet vetëm t`i shpenzojë apo kursejë. Në të ardhurat e ekuivalentuara përfshihen edhe burimet e tjera të të ardhurave vec pagës, si biznesi, qiraja, interesat, remitancat, etj.

Ndërkohë që mosha mediane në vend fikoshet në 38.2 vjeç, mosha mesatare e martesës fiksohet në 31.2 vite për burrat dhe 27.7 vite për gratë. Nga ana tjetër, indeksi i fertilitetit fiksohet pranë 1.32, çka do të thotë se mesatarisht një grua në Shqipëri nuk ka më shumë se 1 fëmijë. Po ashtu, me 93% të familjeve që e kanë banesën e tyre në pronësi, pjesa dërrmuese e popullsisë rezulton të ketë të paktën një pronë, ndërkohë që familja e tyre ka 1.5 prona.
Në Shqipëri numërohen rreth 237 automjete për 1 mijë banorë, çka do të thotë 1 në 4 persona ka një automjet. Sa i përket arsimimit, në vendin tonë vetëm 32% e të rinjve të moshës 25-39 vjeç janë të diplomuar, pra vetëm 1 në 3. Të tjera të dhëna tregojnë se mesatarisht një shqiptar bën rreth 4 orë në ditë punë shtëpie, ku diferenca mes meshkujve dhe femrave është mjaft e madhe. Pra, shqiptari mesatar është 38 vjeç, i/e martuar prej thuajse 8 vitesh, me një fëmijë, paguhet 49,885 lekë në muaj neto, dhe ka vetëm 30 mijë lekë në muaj në dispozicion për t`i kursyer apo shpenzuar. Ka shtëpinë e tij ose të familjes, dhe nuk ka makinën e tij personale, pasi e “ndan” me 4 të tjerë. Gjasat janë që të mos jetë i diplomuar, ose më saktë vetëm 1 në 3 bashkëmoshatarë të tij ka një diplomë universiteti, si dhe të punojë rreth 4 orë në ditë punë shtëpie.

Ky është një profil hipotetik i një shqiptari i cili jeton pranë një mesatare kombëtare të disa prej treguesve dhe treguesit e marrë në analizë janë të bazuar mbi statistikat zyrtare./Scan

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu