Profesorja e Harvardit nderohet me çmimin Nobel për ekonominë

0
Gjigandi

STOKHOLM – Çmimi Nobel për ekonominë iu dha të hënën profesores së Universitetit të Harvardit, Claudia Goldin, për punën e saj studimore për hendekun për shkak të gjinisë në tregun e punës.

Njoftimi për këtë çmim përbën në vetvete një hap të vogël për të mbyllur hendekun gjinor tek vetë çmimet që jep komiteti për Nobelin. Zonja Goldin është gruaja e tretë që fiton çmimin Nobel, ndër 93 personat e vlerësuar me këtë çmim në fushën e ekonomisë.

Ajo ka studiuar pjesëmarrjen e grave në tregun e punës gjatë 200 viteve të fundit, duke provuar se me gjithë rritjen e vazhdueshme ekonomike, rrogat për gratë nuk patën rritje të vazhdueshme për t’iu afruar rrogave të burrave, dhe se hendeku vazhdon të ekzistojë megjithë nivelet më të larta të arsimimit të grave.

Zonja Goldin e përshëndeti vendimin si një “çmim të madh për idetë dhe për ndryshimin afatgjatë”.

“Ka ende dallime të mëdha mes grave dhe burrave për sa i përket asaj çfarë bëjnë, se si shpërblehen dhe të tjera”, i tha zonja Goldin agjencisë së lajmeve Reuters, nga shtëpia e saj në Kembrixh, në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara.

 

RonaTyra

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu