Priste t’i zinte vendin Deschamps, por doli huq. Zbulohet plani B i Zidane për t’u kthyer në stol

0
Gjigandi

Kupën e Botës e ndoqi në TV, nga Spanja ku jeton. Pavarësisht ftesave të ndryshme për të shkuar në Doha, ndoshta vetëm si një tifoz i thjeshtë, ai nuk e pranoi këtë gjë. Të paktën në sytë e botës mediatike. Sepse emri i tij është Zidane dhe sepse Franca që ai ëndërron të drejtojë ishte në finale.

Do të ishte e papërshtatshme, veçanërisht në dritën e rezultatit përfundimtar. Humbja në finale vetëm sa ka konsoliduar pozicionin e trajnerit Deschamps. Kësisoji, Zidane duhet të fillojë të shikojë përreth. Me një sy nga Juventusi.

“L’Equipe” e shkroi këtë, duke i kushtuar një artikull ish-kampionit të Juventusit, teksa “peshon’ perspektivat e tij në karrierë. Që prej largimit nga Real Madridi, një vit e gjysmë më parë, Zidane është bërë automatikisht kandidati ideal për të pasuar Deschamps.

Më shumë se një hipotezë, duke qenë se presidenti federal, teksa mohoi çdo kontakt me “Zizou”, në çdo rast i është shmangur rinovimit të kontratës së trajnerit aktual para turneut në Katar, duke vendosur gjysmëfinalen si objektiv minimal.

Deschamps shkoi shumë më tej dhe fitoi lirinë për të zgjedhur, pasi për pak mbrojti kurorën e kampionit të botës. Edhe presidenti i Republikës, Emmanuel Macron dëshiron që Deschamps të qëndrojë dhe rinovimi është tashmë gati, ndoshta deri në Botërorin e ardhshëm.

RonaTyra

Prandaj Zidane do të fillojë të vlerësojë perspektivat e tjera. Jo PSG, sipas “L’Equipe”, e cila sipas tij nuk është klub i strukturuar mirë. Pasi ka refuzuar oferta të ndryshme nga Manchester United, ai mund të marrë në konsideratë një thirrje nga Juventusi. “Një projekt që mund ta tërheqë atë”, – specifikon “L’Equipe”.

Edhe nëse është një “mundësi që nuk është në rendin e ditës”, Zidane në çdo rast do t’i japë përparësi një vendi dhe një lige që tashmë e njeh. Serie A dhe Italia, ku ai luajti për pesë vite, sigurisht që janë të njohura për të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu