Princi Harry rrëfen ‘traumën’ pasi ka parë skenat e seksit në një nga filmat e Meghan

0
Gjigandi

Princi Harry, në librin e tij të ri, shkruan se ka nevojë për “terapi me goditje elektrike” për të hequr nga mendja skenat e seksit të Meghan Markle në filmin “Suits”.

Duka i Sussex-it pranon se ka bërë gabimin më të madh që i ka parë ato skena mjaft erotike të gruas së tij, që në fillimet e njohjes së tyre.

Markle, 41 vjeç, luajti avokaten, Rachel Zane, në serialin Suiits për shtatë sezone nga 2011 deri në 2018-ën.

Markle ishte e martuar me producentin Trevor Engelson gjatë pjesës më të madhe të kohës së saj në këtë serial, por ish-çifti i dha fund marrëdhënies në vitin 2014.

Kujtojmë se kjo ishte një ndër arsyet e shumta pse martesa e Harry-t me Meghan u konsiderua si një skandal mbretëror.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu