Premton dëbimin e emigrantëve shqiptarë, Rishi Sunak prezanton planin prej pesë pikash

0
Gjigandi

Kryeministri britanik, Rishi Sunak shpalli sot planin me pesë pika për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

Sunak ka premtuar më shumë njerëz të angazhuar për të ndihmuar në dëbimin e azilkërkuesve në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të vitit të ardhshëm.

Sipas një plani të prezantuar nga kryeministri, një njësi e dedikuar prej 400 specialistësh do të ngrihet për të trajtuar kërkesat nga shqiptarët.

Zyrtarët kufitarë të Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen gjithashtu në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje të re me vendin.

Kryeministri britanik prezantoi planin me 5 pika për largimin e emigrantëve shqiptarë:

RonaTyra

Së pari, do të ketë një komandë të re, të unifikuar të anijeve të vogla, ku do të përfshihet ushtria, forcat civile dhe inteligjenca.

Së dyti, emigrantëve ilegale do t’u ndalohet të hapin llogari bankare.

Së treti, azilantët nuk do të strehohen më në hotele, por në konvikte dhe magazina ushtarake.

Së katërti, punonjësve që trajtojnë rastet e azilit do u bëhet shumë e qartë se Shqipëria është vend i sigurt. Ata që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne, duhet ta provojnë këtë, tha Sunak.

Së pesti, në fillim të vitit të ri qeveria do të nxjerrë ligje për të siguruar që njerëzit që mbërrijnë në MB ilegalisht nuk do të mund të kërkojnë azil këtu.

Kjo është një politikë që Suella Braverman, sekretarja e brendshme, propozoi në konferencën e konservatorëve.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu