Trump shfaqet si ‘superhero’: “Përgatitje për njoftimin e madh”

0
Gjigandi

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes platformës Truth Social që themeloi pas përjashtimit nga Twitter, bëri të ditur se po përgatitet për një njoftim të madh sot.

Në pak sekonda të videos, Trump shkruan “Amerika ka nevojë për një superhero”, e më pas shfaqet si një superhero me një kostum ku dominon shkronja “T” dhe nga i cili i dalin lazer nga sytë.

Trump ka zgjedhur pas të qëndrojë një nga kullat që mbajnë emrin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Trump, i cili këtë herë tenton të imitojë Supermenin, përdor “hua” nga kinemaja apo televizioni për të promovuar pozicionet e tij. Ai bëri të njëjtën gjë në nëntor 2018 kur njoftoi sanksionet kundër Iranit duke postuar në Twitter një meme të frymëzuar nga Game of Thrones.

Disa muaj më vonë, në prill 2019, ai postoi gjithashtu një video të bërë nga fansat në Twitter, duke shfaqur imazhe nga filmi i vitit 2012, The Dark Knight Rises.

RonaTyra

Për momentin, nuk dihet se çfarë lloj njoftimi të madh po premton. Trump, njoftoi më 15 nëntor se ai do të jetë sërish kandidat për nominimin e republikanëvenë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu