Prapaskena e pabesueshme; trajneri i Brazilit i kërkoi ndihmë Ancelottit si ta pozicionojë në fushë Vinicius

0
Gjigandi

Një telefonatë mes kolegësh. Kjo u zbulua në një intervistë për “Marca” nga vetë Tite, trajneri i Brazilit. Ky i fundit kishte telefonuar Carlo Ancelottin, trajnerin e Real Madridit, për t’i kërkuar këshilla për Vinicius, sulmuesin e klubit spanjoll dhe të kombëtares braziliane.

Me atë rast, me gazetarët spanjollë, Tite kishte treguar se “dëshironte ta përdorte Vinicius në kombëtare në të njëjtën mënyrë si luan me Real Madridin”. Tite iu kthye përsëri atij momenti:

“Ishte një bisedë e bukur dhe transparente mes dy trajnerëve që duan më të mirën për të. Ne folëm për të gjitha ato situata taktike që mund t’i japin atij lirinë krijuese në situatat një kundër një”.

Pra, trajneri i Brazilit i kishte kërkuar Ancelottit disa informacione më shumë, qoftë edhe në nivel taktik mbi lojtarin.

Dhe efektet më të mira të kësaj sinergjie mes dy trajnerëve me kulturë të ngjashme pune po shihen gjatë Kupës së Botës në Katar. Një fakt mbi të gjitha: Vinicius ka qenë i përfshirë në pesë nga shtatë golat e Brazilit, deri tani këtë turne.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu