Prangoset avokati ‘007’ i mësuesit që ngacmonte seksualisht nxënëset

0
Gjigandi

Avokati i mësuesit Agron Bego ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi t’i ndryshojë dëshminë një nxënëseje të ngacmuar seksualisht nga mësuesi.

Denoncimi për avokatin u bë publik ditën e djeshme nga emisioni stop, ku dukej me zë dhe figurë sesi avokati kërkonte ndihmë nga një djalë, që të mund të bindte nxënësen e abuzuar seksualisht nga mësuesi, se në fakt nuk kishte ndodhur asgjë. Avokati i tregon personit (që mbante dhe përgjuesin) që dëshmia e vajzës të manipulohej me historinë sikur babai i të miturës ishte mik me mësuesin abuzues dhe se aktet, fjalët dhe sjelljet abuzive të mësuesit ishin një keqkuptim.

Kujtojmë se video e mësuesit u bë publike disa ditë më parë po nga emisioni stop, ku ndër të tjera mësuesi i thoshte vajzës që ka qenë ‘zhigolo’ dhe se është mjeshtër i seksit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu