Kryeministri Edi Rama sëbashku me zv.kryeministren Belinda Balluku kanë prezantuar projektin e Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano.
Në fjalën e saj hapëse të këtij prezantimi ministrja e Infrastrukturës shprehet se kompleksi portual Durrës-Porto Romono do të mbulojë nevojat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në 4 dekadat e ardhshme. Mes të tjerash, Balluku theksoi se aktiviteti do të mbikëqyret nga Autoriteti Portual i Durrësit dhe do të ndryshojë tërësisht peizazhin ekonomik.
“Linjat herkurodhore mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, apo krijimin e porteve të thata, që do të sjellin në ndryshim të peizazhit ekonomik. Kemi kryer një punë dy vjeçare, teknik dhe i kemi bërë me ndihmën e kompanisë lider në këtë punë. Është një investim transformues. Përmes Portit tregtar dhe ballina ujore dhe marina e Jahteve në Durrës po ndërtojmë një kompleks portual. Tërësisht të modernizuar, që do të jenë në pronësi shtetëror, dhe Autoriteti Portual i Durrësi do të mbikëqyrë të gjitha aktivitetet”, tha Balluku.
Balluku ka shtuar se në portin e Jahteve në Durrës dhe në portin tregtar në Porto Romano do të aplikohet një teknologji e fjalës së fundit.
“Është një projekt strategjik që do mbulojë nevojat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, për 4 dekadat e ardhshme. Nuk është kopje e madhe e Durrësit, por investim i ri modern që do mbulojë kërkesat e 4 dekadave të ardhshme me një teknologji që nuk është aplikuar këtu. Në këtë investim 390 milion eurosh që punëson 1500 vetë, një vëmendje ka marrë ndërlidhja e terminaleve edhe hekurodhore. Dy portet do lidhen sëbashku por edhe më linjat që vjen për në Tiranë. 46% do mundësohet nga shteti 54% nga ndërtuesi. Pasi kjo është zgjedhur me konsensus. Do rimbursohet na autoriteti portual i Durrësi. Do dali në garë ndërkombëtare, për të gjitha kompanitë. Procesi i garës do mbyllet në korrik të 2023″, tha Balluku.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se porti në Porto Romano është i një rëndësie kombëtare, ndërsa shton se Projekti do të hidhet në garë ndërkombëtare fillimvitin e ardhshëm dhe do të nisë zbatimin me çeljen e kantierit të Porto Romanos brenda vitit 2023.
Postimi i Ramës:
Prezantimi i Projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV”, një ndër pesë kompanitë më prestigjioze të botës në fushën e projektimit të porteve. Një vepër me rëndësi kombëtare në funksion të tregut të përbashkët rajonal, projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit, integron hekurudhën Durrës – Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut
Projekti do të hidhet në garë ndërkombëtare fillimvitin e ardhshëm dhe do të nisë zbatimin me çeljen e kantierit të Porto Romanos brenda vitit 2023
j.l./ dita