Samiti i Procesit të Berlinit, zbardhen detaje nga takimi që do të mbahet në Tiranë

0
Gjigandi

Detaje të reja janë zbuluar rreth Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë vendeve të Bashkimit Europian.

Mësohet se në orën 11:00 do të nisë dhe pritja e liderëve që do të marrin pjesë në Samitin i cili do të ndahet në dy sesione.

Në sesionin e parë do ta nisë fjalën kryeministri Rama, ndërsa do të pasohet nga Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen dhe më pas do të mbajë fjalën Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Gjithashtu do të ketë takime bilaterale deri në orën 17:45. Në orën 18:00 do të mbahet dhe konferenca për shtyp.

Përveç kryeministrave të rajonit, në Tiranë do të vijnë edhe drejtuesit e institucioneve të BE-së si dhe liderët e 10 shteteve të unionit që mbështesin Procesin e Berlinit.

RonaTyra

Pjesëmarrësit do të jenë nga Gjermania si ideator me kancelarin Olaf Scholz, tek kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak si dhe presidenti francez Emanuel Macron, i cili do të zhvillojë edhe takim bilateral me homologun shqiptar Bajram Begaj.

Macron do të qëndrojë në Tiranë 2 ditë, duke shënuar edhe vizitën e parë zyrtare për një President francez në vendin tonë.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu