Policia Rrugore thirrje qytetarëve: Rrespektoni rregullat, vlejnë për jetën tuaj!

0
Gjigandi

Policia Rrugore ka reaguar me një thirrje për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit.

 

Uniformat blu këshillojnë qytetarët që të shmangin shkeljen e Kodit Rrugor pasi vendosin në rrezik jetën.

 

“Vëmendje të gjithë përdoruesve te rrugës! Ne si Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës jemi përkushtuar për të ruajtur sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugëve. Së fundmi, kemi kapur në kamera shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorë, çiklistë dhe përdorues të patinave elektrike. Kujdes! Të mos kaloni rrugën jashtë vendkalimeve të këmbësorëve. Është jo vetëm shkelje e ligjit, por edhe rrezik për jetën tuaj dhe të të tjerëve. Çiklistët dhe përdoruesit e patinave elektrike: Ju lutemi përdorni vendkalimet tuaja të dedikuara. Kjo ndihmon në mbajtjen e një qarkullimi të sigurt dhe të rregullt për të gjithë.

RonaTyra

Ne do të jemi të vendosur dhe strikt ndaj çdo shkeljeje të rregullave të qarkullimit. Siguria rrugore është përgjegjësi e të gjithëve! Ndajeni këtë mesazh për të ndërgjegjësuar më shumë njerëz rreth rëndësisë së respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Faleminderit për bashkëpunimin”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu