Kapen me 11 emigrantë të paligjshëm në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, arrestohen 2 shtetas

0
Kapen me 11 emigrantë të paligjshëm në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, arrestohen 2 shtetas
Gjigandi

Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin e dy shtetasve që transportonin 11 emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut kundrejt përfitimit.

Në një postim në Facebook, policia ka bërë të ditur se shtetasit Xh. S., 21 vjeç dhe B. A., 31 vjeç, banues në Durrës, u kapën në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë duke transportuar emigrantët me një automjet tip furgon.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, tre aparate celulare dhe 50 euro.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Policia vijon operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu