Policia e Kosovës merr në mbrojtje Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun

0
Gjigandi

idhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar se kryetarët e këtyre dy forcave politike në Kosovë, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi janë marrë në mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, tha për mediat se lajmi është i vërtetë, por nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin në fjalë.

“Për të gjitha informacionet e tjera ju lutem kontaktoni policinë e Kosovës”, tha shkurtimisht Halimi.

Edhe drejtori për Komunikim në Partinë Demokratike të Kosovës, Valmir Klaiqi, e ka pohuar se Krasniqi është marrë në mbrojte të afërt nga organet e rendit.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të policisë”, theksoi Klaiqi.

RonaTyra

Në janar të këtij viti, kryetari i LDK-së dhe disa deputetë të kësaj partie ishin kërcënuar. Policia e Kosovës tashmë ka konfirmuar se është duke e trajtuar rastin.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu