Po transportonte me furgon dru të prera në mënyrë të paligjshme, nën hetim 50-vjeçari në Kukës

0
Gjigandi

 

Prerja e jashtëligjshme e drurëve vazhdon të dëmtojë pyjet në vendin tonë.

Në Kukës, u vu nën hetim një 50-vjeçar që u kap duke transportuar me furgon dru për zjarr të prerë në mënyrë të kundërligjshme dhe procedohet penalisht.

Shtetasi me iniciale S. K.  u ndalua vendin e quajtur “Ura gjashtmetroshe”, teksa transportonte 3 m3 dru për zjarr, që dyshohet se ishin prerë në kundërshtim me ligjin, pasi ishin pa dokumentacionin përkatës.

Ndaj tij nisi hetimi për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe u sekuestruan lënda drusore dhe furgoni që drejtonte 50-vjeçari.

RonaTyra

 

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu