Policia e Durrësit ka sekuestruar 26 kilogramë lëndë narkotike kanabis, të ndarë në 5 thasë.
Sasia e lëndës narkotike u gjet në bagazhin e automjetit tip “Benz” që drejtohej nga një 42-vjeçar. Ky i fundit, i identifikuar si Marjan Kurti, është vënë në pranga.
Ai akuzohet veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
p.k\dita