“Po iu bien maskat ngadalë” – Lugati dhe Edoni diskutojnë rreth banorëve të tjerë

0
Gjigandi

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Lugati dhe Edoni, kanë folur rreth banorëve të tjerë të shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Madje, Lugati duke folur për ta, ka thënë se fytyrat e tyre kanë nisur të zbulohen, disa më herët, e disa më vonë. Sipas tij, ka edhe prej atyre, “maska e të cilëve nuk bie kurrë”.

“Po, ngadalë i bien maskat. Dikujt në muajin e parë, e dikujt në muajin e dytë e të tretë, por dikujt nuk i bien kurrë”, ka thënë Lugati.

Por, Edoni e ka kundërshtuar këtë “konkluzion” të Lugatit, duke thënë se çdokujt do t’i dal “fytyra e vërtetë”.

“E mos e i ra kurr nuk e besoj atë, se vet sistemi i kësaj loje është për me ta nxjerrë krejt”, ka thënë Edoni.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu