Plagosen 2 persona në Prishtinë, po trajtohen në Emergjencë

0
170
Gjigandi

Tre persona të dyshuar janë arrestuar  nga Policia e Kosovës.

Të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur në mes vete. Si pasojë e përleshjes, dy persona janë therur me thikë dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Sylejman Delvina” në Prishtinë, ku gjatë rrahjes, të dyshuarit kanë therur me thikë dy persona të cilëve iu kanë shkaktuar lëndime trupore.

Lexo edhe:  Dita e Çlirimit të Kosovës/ Shahini: Mos të harrojmë falë kujt kemi lirinë

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se dy të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa njëri nga të dyshuarit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia po e trajton rastin si “Vrasje në tentativë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu