Një nga anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit, Gilmando Dani i dënuar me 12 vite burg ka kërkuar lirim me kusht.
Burime për median bëjnë me dije se Dani ka paraqitur në Gjykatën e Kavajës kërkesën me pretendimin se ka vuajtur 2/3 e dënimit me burg.
Mësohet se deri më tani janë zhvilluar dy seanca gjyqësore, por ende nuk ka një vendim përfundimtar.
Dani akuzohet për veprat penale “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marrje e pasurisë” kryer në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”, pasi së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen kërcënuan dhe gjobitën biznesmenin, Ylvi Beqja duke i marrë 5 herë çeqe bankare dhe 20 për qind të ish-hotel Vollga në Durrës.