Pjesë e dosjeve të Sigurimit të Shtetit në komunizëm është Ilir Meta, Nikolla: Rast tronditës, Kuvendi duhet të reagojë

0
54
Gjigandi

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me dosjen e Autoritetit për Informim, ku sot u zbulua se politikani me iniciale I.M që ka qenë bashkëpunëtori i ish-Sigurimit të Shtetit rezulton të jetë presidenti Ilir Meta.

Nikolla tha se ky rast është rast tronditës si dhe duhet të ketë reagim të menjëhershëm.

Sakaq shtoi se  Kuvendi duhet të mblidhet në një seancë të posaçme, si dhe nuk mund të flasë më tepër pasi duhet të respektojë ligjin.

“Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër, prandaj kam thirrur kryetarët e Grupeve parlamentare. Falënderoj Autoritetin e Dosjeve për reagimin e drejtë dhe profesional. Në respekt të ligjit nuk mund të flas”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu