Pistoletë dhe fishekë në banesë, arrestohet 52-vjeçari në Kamzë

0
Pistoletë dhe fishekë në banesë, arrestohet 52-vjeçari në Kamzë
Gjigandi

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje në Kamzë. Në pranga ka rënë një 52-vjeçar.

“Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë  të lyer me graso dhe  futur në një kllëf lëkure, katër krëhëra dhe 173 fishekë luftarak”.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu