Cassondra Reynolds, 49 vjeç nga Kalifornia, humbi burrin dhe babanë e tre fëmijëve të saj, John Reynolds për shkak të një arresti kardiak.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2011 dhe shkak u bë konsumi i pijeve energjike.
Sot, Cassondra po tenton të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve lidhur me rreziqet e konsumit të një pije energjike në ditë, pasi një mjek e paralajmëroi atë se është si ‘të luash ruletë ruse me jetën tënde’.
Burri i saj i ndjerë punonte si mekanik makinash në orët e vona të natës dhe për këtë arsye pinte çdo natë një kanaçe pije energjike për të qëndruar zgjuar dhe i përqëndruar por kjo zgjidhje rezultoi fatale për të.
Mëngjesin e 5 shkurtit 2011 Cassondra u zgjua prej bashkëshortit i cili po vuante prej mungesës së ajërit ndërsa ishte duke kaluar një atak kardiak.
Gruaja tregon panikun dhe tmerrin që ka përjetuar në momentin kur burri i saj pësoi goditjen ndërsa pa se si ai u kthye në një ngjyrë mavi në fytyrë dhe ajo thjesht lutej të bëhej mirë por për fat të keq kjo nuk ndodhi.
Xhoni u dërgua me urgjencë në spital ku edhe qëndroi për 14 ditë në koma. Mjekët njoftuan të afërmit se truri i tij kishte vdekur dhe se në jetë e mbante vetëm zemra. Gruaja e tij mori vendimin që të hiqej aparati i oksigjenit.
Tre djemtë e çiftit ishin pesë, gjashtë dhe tetë vjeç në kohën kur u fik makineria që mbante në jetë babain e tyre. Cassondra ka treguar se burri i saj kishte bërë një ekzaminim shëndetësoar një muaj para ngjarjes tragjike por kishte rezultuar plotësisht i shëndetshëm.
Burimi: Unilad