Pësoi djegje në kabinën që punonte si roje, humb jetën 57-vjeçari

0
Gjigandi

Ka ndërruar jetë 57-vjeçari Ilirian Xhani që u dogj mbrëmjen e djeshme në Sarandë, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga djegia e rëndë, në pothuajse 70 për qind të trupit.

Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës për shkak të djegies mbrëmjen e djeshme në një kabinë ku punonte si roje, u dërgua me ambulancë për në spitalin e traumës në Tiranë. Ai humbi jetën gjatë rrugës. Trupi i tij ndodhet në Tiranë për ekspertizën mjeko–ligjor.

Ngjarja ndodhi të martë rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, në Çukë, në një magazinë elektroshtëpiakesh, në kabinën e rojes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu