Të biesh në dashuri është e lehtë, më pas vjen vështirësia! Pjesa më e komplikuar është të dish tëmbash marrëdhënien gjallë! Njohim dikë, na pëlqen, pëlqehemi, fillojmë të takohemi, dashurohemi, ndërtojmë një lidhje dhe më pas… përfundon. Por pse? Pse hyjmë në krizë? Pse disa çifte e tejkalojnë atë, ndërsa të tjerët jo? A ka rregulla për tejkalimin e krizave? Gjatë gjithë jetës sonë, duhet të mësojmë ta ujisim marrëdhënien tonë, përndryshe rrezikojmë ta thajmë atë si një bimë të lënë pas dore. Në fakt, duke e konsideruar çiftin si një realitet të gjallë në të njëjtën mënyrë si bimët, kafshët dhe fëmijët, është e lehtë të kuptohet se sa kujdes duhet për t’u zhvilluar, rritur dhe shprehur plotësisht atë që është dhe çfarë premton që nga lindja e tij: një udhëtim i bukur drejt fatit. Le të shohim se si ta jetojmë sa më mirë marrëdhënien në çdo fazë.
Euforia e të dashuruarit
Normalisht, zgjat rreth 6-9 muaj, ku ndodh një shkrirje totale me partnerin dhe karakterizohet nga një tërheqje e parezistueshme: partneri na duket perfekt, të metat e tij të parëndësishme, tregojmë pjesën më të mirë tonën dhe ndjenjat që provojmë krijojnë një energji të pashtershme që na largon gjumin, oreksin dhe lodhjen. Jetojmë në një gjendje të ndryshuar të vetëdijes, të eksitimit të vazhdueshëm, të miqësisë, të njohjes dhe eksplorimit reciprok, të dëshirës së çmendur, të diktuar nga nivelet e larta të disa neurotransmetuesve si dopamina, por edhe të testosteronit dhe feromoneve, në një përzierje pasionesh dhe instinktesh. Kjo fazë është shumë e rëndësishme në ndërtimin e lidhjes, e cila na lejon të “mësojmë përmendësh” sjelljet pozitive që na ofrojnë një shpërblim, matjen e pasionit ndezur.
Simbioza e dashurisë romantike
Marrëdhënia fillon të stabilizohet dhe, ndërsa ndjenjat e eksitimit, tipike të fazës së të dashuruarit, pasioni i lë vendin butësisë. Të qenit bashkë bëhet një kërkim dhe ndërtim i intimitetit. Fillojmë të ndajmë gjithçka, madje edhe momentet më të këqija, apo ndjenjat negative. Çifti priret të izolohet dhe partneri bëhet një lloj “strehimi emocional”, falë mirëkuptimit të fortë që na bën ta perceptojmë tjetrin si shpirti binjak. Sado e përsosur të duket, duhet të përpiqeni sa më shumë që të mos e idealizoni partnerin tuaj, të mos kërkoni ta ndryshoni siç do të donit të ishte, sepse kjo është paradhoma e zhgënjimeve të mëdha. Për më tepër, është mirë të mos izoloheni shumë me njëri-tjetrin, por të ruani kohë për miqtë dhe hapësirat kushtuar vetes. Djegia e etapave ju çon në rutinë dhe ky është armiku i pasionit, i cila ushqehet nga fantazitë dhe nga dëshira kur je larg.
Ballafaqimi me realitetin
Kjo fazë tranzicioni është shumë e ndryshueshme dhe mund të zgjasë nga 18 muaj deri në maksimumin 4 vjet. Gradualisht, frekuenca e aktivitetit seksual zvogëlohet ashtu si dhe pasioni; ndjenjat mbizotëruese fillojnë të jenë ngrohtësia, dashuria dhe besimi. Të qenit bashkë nuk është më e mjaftueshme për të çliruar dëshirën dhe pasionin, dhe krijohet një lidhje më e qetë. Me kalimin e kohës, partnerët fillojnë të zbulojnë se tjetri nuk është aq i përsosur sa besohej dhe është çmitizuar, pritshmëritë zvogëlohen dhe ju ktheheni në kontakt me realitetin, madje edhe me dhimbje. Nuk duhet të alarmoheni! Shumë shpesh, kjo qetësi interpretohet si dashuri që dështon, por në realitet është një evolucion i natyrshëm, i nevojshëm për të forcuar lidhjen emocionale dhe për të inkurajuar zhvillimin e planeve të çiftit.
Eksperimentimi i pavarësisë
Në këtë fazë, partnerët i rikthehen interesave personale, ku koha dhe energjia e investuar në lidhje pakësohet. Pikërisht në këtë fazë, çifti mund të hyjë në krizë dhe ekziston një rrezik më i lartë për tradhti, me përkeqësimin e konflikteve të diktuara nga zhgënjimi dhe distancimi reciprok në botën e jashtme. Nëse kjo fazë tejkalohet, kalohoni në një fazë tjetër, atë të ndërvarësisë, ku e pranoni partnerin në papërsosmërinë e tij dhe ndodh një afrim që bën të mundur rikthimin e pasionit. Nëse dëshironi që marrëdhënia të vazhdojë, është e rëndësishme të gjeni mënyra të reja, për t’i menaxhuar ato në një mënyrë të shëndetshme dhe konstruktive. Mësoni të luftoni në mënyrë inteligjente dhe bëni kompromise: bëni të dy atë që doni më shumë, për shembull shkoni në kinema, ose qëndroni në shtëpi kur tjetri shkon në kinema.
Afrimi dhe rilindja e dashurisë
Pasi u zhgënjyen, u dsitancuan, eksperimentuan nga jashtë, duke kapërcyer krizat fiziologjike, të dy partnerët kërkojnë përsëri njëri-tjetrin. Në këtë fazë, secili partner funksionon si një bazë e sigurt, e konsoliduar për tjetrin, edhe nëse në disa momente bëjnë më pak, dhe krijohet një lidhje e ndërvarësisë (varësia reciproke në lidhje me sferat e autonomisë), në të cilat ndërtohet një pranim i tjetrit për atë që ai është në të vërtetë, në papërsosmërinë e tij. Në praktikë, jemi dëshmitarë të rilindjes së ndjenjës me themele të forta, në të cilat përfshirja e thellë, seksualiteti, merr një dimension të ri emocional, dhe besimi rritet. Shpesh ata që arrijnë në këtë fazë ndjejnë nevojën dhe dëshirën për të ndërtuar diçka së bashku: është koha e duhur për projekte të reja. Bazuar në angazhimin, intimitetin dhe pasionin, një lidhje mund të zgjasë një jetë.