Pesë burra përdhunojnë 15-vjeçaren në Mirditë të Shqipërisë

0
Pesë burra përdhunojnë 15-vjeçaren në Mirditë të Shqipërisë
Gjigandi

46.8 vite burg në total për 5 personat e vënë në akuzë për përdhunimi e një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditë.

Konkluzionet përfundimtare janë janë dhene nga prokurori Ylli Pjeternikaj i cili ka kërkuar dënimin me nga 15 vite burg për shtatasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi dhe Nikë Lleshi si dhe 10 vite burg për shtetasin me iniciale A.GJ.

Por duke qenë se ju është pranuar gjykimi i shkurtuar atyre ju zbritet 1 e 3 e dënimit.

Nga hetimet e kryera organi i akuzes ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë konsumuar element të vepres penale “Marrëdhenie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç”.

Tashmë do të jetë pala mbrojtëse, të cilët do të paraqesin konkluzionet e tyre dhe më pas trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj do të japë vendimin për 5 të pandehurit. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze 15-vjeçare i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

RonaTyra

Ndërkohë vetë përsonat e arrestuar dhe familjaret e tyre i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat, duke akuzuar familjaret e vajzes për inskenim me qëllim përfitimi dhe prishje të reputacionit të tyre.

Ngjarje e cila ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu