Kina tha sot se lugina Galwan deri në kufirin e Himalajeve ku u përleshën për vdekje trupat kufitare kësaj jave, i përket e gjitha Kinës, në një kohë kur dy superfuqitë aziatike po negocjojnë në kanale dipomatike e ushtarake për uljen e tensioneve.
Konfrontimi i fundit në luginën Galwan, pjesë e rajonit të kontestuar të Ladakh ishte më i përgjakshmi në 45 vjet. India fajëson Kinën për nxitjen e konfliktit me zhvillimin e infrastrukturës ndërtimore në rajon.
Zëdhënësi kinez i ministrisë së jashtme Zhao Lijian tha dje se “lugina Galwan është e vendosur në anën kineze të Linjës së Kontrollit dhe në perëndim të kufirit Kinë-Indi”.
Në fillim të javës ushtarët kufitarë të dy vendeve luftuan me leva, gurë e grushte në linjën , 4,270 metra mbi nivelin e detit por nuk përdorën asnjë të shtënë, sipas marrveshjes së mëparshme dy palëshe për kufirin.
Burimi: top-channel.tv