Përplasjet e Presidentit Trump me median sociale

0
Gjigandi

Twitter-i ka qenë i rëndësishëm në lustrimin e figurës që Presidenti Trump dëshiron të portretizojë, si një politikan i zëshëm që flet në mënyrë të drejtpërdrejt. Por kompania e mediave sociale kohët e fundit ka filluar të etiketojnë postimet e Presidentit Trump kur ato janë çorientuese. Platforma të tjera në internet si Facebook-u dhe Snap-i po marrin vendimet e tyre në lidhje me përmbajtjen publikuar në to. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Tina Trinh njofton.

Presidenti Trump kohët e fundit nënshkroi një urdhër ekzekutiv që synon të zvogëlojë atë që ai e shikon si censurë nga platformat e mediave sociale si Twitter. “Zgjedhjet që bën Twitteri kur zgjedh të shtypë, modifikojë apo shantazhojë, janë vendime redaksionale, të pastra dhe të thjeshta. Ato janë vendime redaksionale. Në ato çaste, Twitteri ndalon të jetë një platformë neutrale publike”, tha presidenti.
Lëvizja e tij vjen pas vendimit të fundit të Twitter-it për të kontrolluar faktet në postimet e Trumpit dhe për të etiketuar një tjetër si glorifikuese të dhunës. Mary Anne Franks nga Nisma për të Drejtat Civile në Kibernetikë thotë se urdhri ekzekutiv i Trump kërcënon vetë idealet demokratike që pretendon të mbrojë.
“Duhet bërë një diskutim i thellë për platformat e mediave sociale dhe rolin që ato luajnë në publik. Por kjo ishte mënyra më e keqe e mundshme për ta zhvilluar atë diskutim, sepse është një ushtrim kaq i zhveshur nga ana e presidentit që përpiqet të bëjë pikërisht atë që e ndalon amendamenti i parë, e që është ndërhyrje e qeverisë në lirinë e fjalës”.
Urdhri ekzekutiv vë në objektiv nenin 230 të Aktit për Komunikimin e Qytetëruar, i cili mbron platformat në internet nga përgjegjësia për përmbajtjen e krijuar nga përdoruesit, por gjithashtu u lejon atyre të heqin përmbajtjen që është fyese, e dhunshme ose e dënueshme.
“Kompanitë e mediave sociale që angazhohen në censorim ose ndonjë sjellje politike nuk do të jenë në gjendje të mbajnë mburojën e mospërgjegjësisë”, tha presidenti. Qendra për Demokraci dhe Teknologji ka ngritur një padi, duke argumentuar se urdhri ekzekutiv do të dekurajojë kompanitë e mediave sociale të etiketojnë keqinformime gjatë një viti kritik zgjedhor.
“Papritur kur kërkojnë postimet nga blogje të ekstremit të djathë apo të majtë dhe përpiqen të vendosin ‘A duhet të kontrollojmë faktet këtu? A duhet të shtojnë informacione që thonë ‘duhet ndoshta të marrësh pak më tepër informacion rreth kësaj çështje’. Ata do të pengohen nga veprimet e tilla për shkak të frikës së hakmarrjes së qeverisë”, thotë Alexandra Givens, drejtore ekzekutive e Qendrës për Demokraci dhe Teknologji.
Facebook ka zgjedhur të ketë një qasje më të lirë. “Unë nuk mendoj se Facebook ose platformat e internetit në përgjithësi duhet të jenë arbitra të së vërtetës. Kompania hoqi reklamat e fushatës Trump që shfaqnin një simbol nazist pas presionit nga grupet e të drejtave civile dhe 1.4 milion përshtypje të kombinuara.
Zuckerberg mund të thotë se ata nuk supozohet të jenë arbitra të së vërtetës. Por ajo që ai po thotë vërtet është se ata po heqin përgjegjësinë e tyre”, thotë Mary Anne Franks, presidente me Nismën për të Drejta Civile Kibernetike. Pra, kush është në fund të fundit përgjegjës për të kontrolluar përmbajtjen e mediave sociale? Një sondazh i fundit i bërë nga Fondacioni Knight zbuloi se amerikanët nuk janë të vendosur në përgjigje.
“Ata nuk i besojnë në të vërtetë kompanitë e mediave sociale. Dhe një sondazh i hershëm i yni gjithashtu zbuloi se ata i besojnë qeverisë edhe më pak për t’i vënë ato rregulla. Pra, ekziston një hendek besimi”, thotë John Sands me Fondacionin Knight.
Bordet e pavarura të mbikëqyrjes mund të jenë një zgjidhje. “8 në 10 amerikanë mendojnë se organe të pavarura që mund të vendosin politika të përmbajtjeve për platformat janë zgjidhje e mirë për sa kohë që ato kanë disa nga cilësitë që ne zakonisht i lidhim me institucione më të gjera demokratike, siç është transparenca, pavarësia dhe diversiteti”, thotë John Sands. Në një hapësirë plot me zëra në internet, është një mënyrë për t’u siguruar që të gjithë dëgjohen./VOA

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu