Përplasi me makinë te moshuarin që lëvizte me biçikletë, arrestohet 48-vjeçari

0
Gjigandi

Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi ka përplasur me makinë një 72-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.

I moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Ç. M., 48 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar në lagjen Shënkoll, shtetasin R. B., 72 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. 72-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu