Përmet/ Rrëzohet pranë ‘Kanionit të Langaricës’ turistja gjermane, ja çfarë raportohet

0
Gjigandi

Një turiste gjermane është dëmtuar në zonën e quajtur ‘Kanioni i Langaricës’, Përmet.

Mësohet se turistja është rrëzuar gjatë eksplorimit të zonës, ku për pasojë ka dëmtuar këmbën.

Raportohet se ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.09.2022, rreth orës 11:00, në sallën operative Përmet ka ardhur një telefonatë se një turiste gjermane, duke eksploruar me këmbë zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”, në Përmet, ishte rrëzuar dhe për pasojë ishte dëmtuar në këmbë.

RonaTyra

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet janë nisur në drejtim të zonës ku ndodhej turistja gjermane. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimin e Urgjencës Përmet, kanë ndërhyrë në zonë dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistes, në Kanionin e Langaricës.

Punonjësit e Policisë, së bashku me shërbimin e Urgjencës, e kanë nxjerrë nga kanioni dhe më pas e kanë transportuar për në spitalin e Përmetit, shtetasen gjermane, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. DVP Gjirokastër fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu