Përmbyllet megaoperacioni “Alpe të pastra”, në total u asgjësuan 75 903 bimë narkotike

0
Gjigandi

Policia njofton se është përmbyllur megaoperacioni policor në Shkodër i koduar “Alpe të pastra” që pati në fokus goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i fazës së 18-të përmbyllëse të këtij megaoperacioni, u asgjësuan në total 3520 bimë të dyshuara kanabis, prej të cilave: 2098 bimë në Pult dhe në Shalë; 1108 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal dhe 314 bimë në fshatrat Kastrat dhe Shkrel.

Gjatë periudhës 29 Prill-4 Tetor 2023, kur u zhvillua ky megaoperacion, u asgjësuan në total 75 903 fidanë dhe bimë narkotike kanabis, u vunë në pranga 9 autorë të dyshuar të kultivimit të tyre, si dhe u shpallën në kërkim 11 shtetas të tjerë.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore pa ndërprerje, për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që kanë kultivuar bimët narkotike që janë asgjësuar në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu