E trishtë! Ndahet nga jeta ish-ministri i Shëndetësisë, “babai” i kardiologjisë shqiptare!

0
Gjigandi

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Profesor Doktor, Ahmet Kamberi.

Ai është një prej emrave më të njohur të kardiologjisë shqiptare, ndërsa ka mbajtur edhe postin e ministrit të Shëndetësisë në fillim të viteve ’90.

Kamberi mësohet se prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila fatkeqësisht i mori jetën, duke lënë pas një plagë të thellë për të afërmit.

Për ikjen e tij ka shkruar edhe deputeti i PS, Erion Braçe.

“DOKTOR AHMET KAMBERI ISHTE EDHE DOKTORI IM!

U shua dje, ne mbremje vone!

RonaTyra

Por sic e kishte parashikuar, i perpikte edhe per kete-ne kohen dhe menyren qe i caktoi vetes, pa gabuar asgje, asnje minute;

Mori nen kontroll gjithcka-trupin dhe oret e jetes dhe u shua paqesisht!

Dje, ndali jeta pune e nje humanisti te madh;

Te tille nuk e beri fuqia e pushtetit-kurre, mundesia qe buron prej tij, por te qenit njeri cdo minute e me kedo-qytetar apo nga fshati, i pushtetshem, punetor apo bujk,

i moshuar apo i ri, i pasur apo i varfer, i aferm apo krejt i zakonshem, te barabarte;

Fuqia e tij ishte te qenit njeri, te madh nuk e beri karrigia-zeri i larte qe buron prej saj,

por dija e pafundme qe u ngrit ne shkence, perditesohej si e re dhe kthehej si sherbim kurues e shpetues tek cdo i ngjashem-kaq afer qendroi, qendronte, tek cdo zemer;

TE KTHESH NE JETE ZEMREN, ZEMRAT, ESHTE SHUME!

Shpesh, per ndaljen e njerezve meson nga njoftimet; dje, me te, ishte ndryshe, nisi nga ZEMRA; zemra e gjithkujt per te cilen u kujdes nje jete te tere, NDJEU NDALJEN E TIJ-te ndjesh me zemer ndaljen e nje njeriu, nuk ndodh gjithnje, per kedo;

50 vite sherbim njerezor mbi cdo zemer,

kuruar prej kujdesit e jetesuar ne cdo zemer, arrin ketu.

Pertej, profesor Ahmet Kamberi jetoi gjithcka, gezoi e vuajti gjithcka, pa ndryshuar ne parime e bidje ardhur prej tyre, mbeti gjithnje tek njeriu e TE DREJTAT E TIJ-nga ajo e jetes e para; realist, i kthjellet dhe i forte ne analizen e gjykimin e te shkuares, frymezues ne vizionin e tij per jeten e re pas 90-tes, i gezuar, i deshperuar, i hapur, kritik, antikonformist, i revoltuar ne qetesine e tij e publikish, ne Kuvend apo media, per deformimet e tmerrshme te lirise, demokracise, mendimit, punes, sherbimit; te lexoja fjalet e qendrimeve te tij ishte te mesoja;

Kuptova qe jeta, liria gjate saj doemos duhet per vete, por lufta per jeten, lirine, te drejtat, sherbimin, kujdesin, solidaritetin, barazine ne gjithcka, perfshire gjithcka, eshte pertej, BEHET PER TE TJERET, te ngjashmit e te ndryshmit, bashke!

Lamtumire luftetari i qete!

Doktori im!

PS: per cilindo qe e ndjen me zemer ikjen e tij, percjelja behet neser ne oren 11.00 ne Sharre.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu