Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi, Alibeaj: Jam drejtues i PD pas largimit të Bashës

0
Gjigandi

Ndërsa Sali Berisha ka nisur pazaret për shkarkimin e tij si kryetar të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj thyen heshtjen nga Saranda. Zhvillimet brenda PD, Alibeaj i konsideron lëvizje agresioni, ndërsa etiketimet se po bën lojën e kreut të qeverisë, thotë se nuk i bëjnë më përshtypje.

‘Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër.

Unë jam ushtrues i detyrës si drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni.

Eshtë hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arësye hallet e tyre personale.’ u shpreh ai.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu